SKANDALI/ Inspektorët e IMT Tiranë ‘betonuan’ Saukun, 5 të arrestuar dhe 3 në kërkim (EMRAT)

SKANDALI/ Inspektorët e IMT Tiranë ‘betonuan’ Saukun, 5 të arrestuar dhe 3 në kërkim (EMRAT)

Inspektorët e IMT-së, të ngarkuar për të ndaluar ndërtimet pa leje, u kthyen në garanci për to. Arrestimet në Tiranë zbulojnë skandalin në zinxhirin e kontrollit urbanistik. Pesë inspektorë të IMT-së në Tiranë kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen se u bënë bashkëpunëtorë të ndërtuesve. Në vend që të ndalonin betonin e paligjshëm inspektorët e IMT-së së Tiranës, e bekuan atë. Tre  të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk. Një tjetër person do të hetohet në gjëndje të lirë. Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve). Në kuadër të operacionit...