Kush është Zohran Mamdani, që vetëquhet “makthi i Trump” dhe do të drejtojë Nju Jorkun

Kush është Zohran Mamdani, që vetëquhet “makthi i Trump” dhe do të drejtojë Nju Jorkun

Zohrab Mamdani është zgjedhur kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, duke u bërë një nga figurat më të reja dhe më radikale në skenën politike amerikane. 34-vjeçari, që e përshkruan veten si “makthin më të keq të Trump-it”, fitoi me 60.2 për qind të votave, një fitore e thellë për krahun progresiv të Partisë Demokratike, në një moment kur vetë demokratët duken të ndarë për mënyrën se si duhet përballuar mandati i dytë i Donald Trump. Me origjinë nga Azia Jugore, Mamdani njihet si një nga aktivistët më të përkushtuar të brezit të tij. Ai ka mbështetur ide të guximshme si transport publik falas, kujdes universal për fëmijët dhe ngrirjen e qirasë për banesat e rregulluara, masa që do të financohen përmes taksave të rritura...