Zjarr në azilin e të moshuarve në Tuzla, 10 viktima dhe 20 të plagosur

Zjarr në azilin e të moshuarve në Tuzla, 10 viktima dhe 20 të plagosur

zjarri ne azilin e te moshuarve BOSNJE HERCEGOVINË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv ka përfshirë një azil pleqsh, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur. Zjarri shpërtheu gjatë natës, rreth orës 21:00 (me orën lokale), në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me lëvizshmëri të kufizuar. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse angazhuan mbi 20 efektivë dhe mjete të shumta për ta vënë nën kontroll situatën. Sipas mediave lokale, disa nga viktimat mbetën të bllokuara në dhomat plot tym, ndërsa pjesa tjetër u shpëtua me simptoma të rënda helmimi nga tymi. Imazhet nga vendngjarja tregojnë...