Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
KLSH zbulon skandalin e radhës, Rama me taksat e qytetarëve pagoi detyrimet e klientëve të preferuar, plot…
Raporti i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit prezantuar dje nga drejtuesi i këtij institucioni, Arben Shehu në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë zbuloi një sërë gjetjesh skandaloze lidhur me menaxhimin e buxhetit të shtetit. Njëra prej tyre lidhet me garancitë shtetërore. Raporti zbulon se një pjesë e konsiderueshme e subjekteve përfituese, sidomos në sektorin strategjik të energjisë dhe ujësjellësve, nuk po shlyejnë kreditë e garantuara nga shteti. Si pasojë, buxheti i shtetit është detyruar të ndërhyjë duke paguar shuma marramendëse për të mbuluar paaftësinë e tyre paguese duke rritur rrezikun fiskal dhe ekspozimin e buxhetit të shtetit. Vetëm në vitin 2024, janë paguar 40.5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve për të shlyer borxhet e të tjerëve....