“Në funeralin e Nanos më kaluan të gjitha vitet si një film”/ Arta Dade: Mori përgjegjësi në momente shumë të vështira

“Në funeralin e Nanos më kaluan të gjitha vitet si një film”/ Arta Dade: Mori përgjegjësi në momente shumë të vështira

Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade, ka rrëfyer raportin e saj me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke u shprehur se ai ka marrë përgjegjësi të mëdha në momente shumë të vështira për politikën shqiptare.  Ajo u shpreh në “Goca dhe Gra” se ditën e funeralit të ish-kryeministrit Fatos Nano, i janë kujtuar të gjitha vitet që ajo i shërbeu politikës shqiptare, ndërsa i ndjeri ndodhej në krye të PS.  “Atë ditë që qe funerali i Nanos, të kalon si një film të gjitha vitet që kemi kaluar kur ai ishte kryetar. Atëherë nuk kishte arbitraritet as në emërime, ne votonim në kryesi, votimi ishte realisht demokratik. Nuk ndodh më tani. Demokracia e brendshme e partive sot ka hapa mbrapa. Këtu vlen që të ketë korrigjime dhe reflektime. Votimet e rregullta...