Çështja e Kosovës në betejën për pushtet në Serbi

Çështja e Kosovës në betejën për pushtet në Serbi

PAMJE NGA PROTESTA KOSOVË-Rreth 60 serbë nga Kosova marshuan drejt Novi Sadit për të mbështetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Gjatë fundjavës, Kosova u bë një nga temat e përplasjes mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të pushtetit në Serbi. Në kampin e tendave në Parkun e Pionierëve në Beograd - ku mblidhen mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet - dëgjoheshin këngë për Kosovën nga altoparlantët. Në anën tjetër, një grup njerëzish që shkoi për të mbështetur Dijana Hërkën - nënën e një prej viktimave të një aksidenti vitin e kaluar në Novi Sad, e cila kishte nisur grevën e urisë para Kuvendit - brohoriste parulla fyese ndaj presidentit Vuçiç, duke përdorur edhe një shprehje ofenduese për shqiptarët: “Aco, shqiptare”. Policisë, e cila ishte e vendosur midis këtyre dy grupeve,...