Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

Një nënë nga Shkodra ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” një rast tronditës që lidhet me zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimet e vajzave të saj të mitura me të atin. Për të mënyra se si po zbatohet vendimi është çnjerëzore dhe po dëmton rëndë gjendjen emocionale dhe fizike të fëmijëve. Sipas vendimeve të gjykatës, takimet midis babait dhe vajzave duhet të zhvillohen nën mbikëqyrjen e punonjësve të bashkisë. Por në praktikë, kjo ka sjellë një situatë absurde: vajza vetëm 3 vjeç detyrohet të qëndrojë për 7 orë në zyrat e bashkisë, nën vëzhgimin e punonjësve sociale dhe të babait. Nëna tregon se vajzat nuk duan të shkojnë në takim, qajnë dhe kundërshtojnë, por ajo është e detyruar t’i çojë, pasi përmbarimi i kërkon zbatimin...