Aksident në aksin Lushnje-Berat, 2 shoferët përfundojnë në spital

Aksident në aksin Lushnje-Berat, 2 shoferët përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashte Bardhë.  Dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën pas një manovre të gabuar të njërit prej drejtuesve. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Lushnjes.  Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.