Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

Migrena dhe dhimbjet e kokës mbeten ndër çrregullimet më të zakonshme dhe që shkaktojnë paaftësi në botë, duke prekur mbi një të tretën e popullsisë globale dhe duke kërkuar njohje shumë më të madhe në politikat e shëndetit publik. Hulumtimi i udhëhequr nga ekspertë të neurologjisë nga Universiteti “La Trobe” dhe “Western Health” dhe i botuar në “Cell Reports Medicine”, analizoi të dhënat nga Studimi global i barrës së sëmundjeve, lëndimeve dhe faktorëve të rrezikut (GBD) që mbulon 204 vende dhe territore midis viteve 1990 dhe 2021. Ai zbulon se 2.8 miliardë njerëz në të gjithë botën jetojnë me çrregullime të dhimbjeve të kokës, duke i bërë ato një shkak kryesor të viteve të jetuara me paaftësi (YLD). Sipas studimit, stilet moderne të jetesës të...