Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Ministrja Diella është pjesë e një lufte sistemore
Edi Rama: Ky është një proces në meritë, gjithsecili ka detyrat e saj. Ka karakteristika të ndryshme në rajon, ka histori të ndryshme, kur vjen fjala tek ne mund ta them që jemi kombi më euro optimist në Europë. Gazetarja: Ka një fokus specifik nga Brukseli tek çështja e korrupsionit, duhet ta themi që Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka emëruar një ministre të krijuar me AI. Si po ecën Diella dhe lufta e saj? Edi Rama: Veprimtaria e plotë e strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve, shkon shumë thellë. Nuk kishte ndodhur përpara krijimit të shteti, por ndodh që asnjë vend në Europë nuk mund të pretendojë...