Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë

Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë

Prefektja e Qarkut Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë – takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë   Ditën e sotme, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka zhvilluar një vizitë prezantuese në qytetin e Sarandës, ku ka mbajtur një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve vendore dhe drejtues të shërbimeve publike.     Gjatë takimit me drejtuesit e institucioneve shtetërore, prefektja theksoi rëndësinë e monitorimit dhe kontrollit të zbatimit të programit të qeverisë, duke kërkuar më shumë angazhim, bashkëpunim dhe përgjegjësi në zbatimin e politikave publike, si dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.   Një prej ndalesave të saj ishte në Shërbimin Zjarrfikës të Sarandës, ku prefektja Allushi u njoh nga afër me kushtet e punës dhe mjetet e ndërhyrjes që disponon ky...