Spektakël në Egnatia-Vllaznia, por nuk ka fitues. “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit

Spektakël në Egnatia-Vllaznia, por nuk ka fitues. “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të në Abissnet Superiore. Vëmendja ishte në Rrogozhinë, aty ku Egnatia barazoi 2-2 ndaj Vllaznisë, dy ekipe pretendente për “Final Four” dhe titullin këtë sezon. Në minutën e 41-të, Elmando Gjini i afrohet golit për Vllazninë, por goditja e tij me kokë përplaset në traversë. Dy minuta më pas, Vllaznia gjen golin me Sherfi Kallakun, i cili shënon me një goditje fantastike me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Lirim Kastratit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për shkodranët, pjesa e dytë ishte vërtet e bukur. Në minutën e 62-të, Alessandro Albanese bëri gjithçka bukur në krah dhe kroson brenda në zonë ku Yahya dërgon topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga...