Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shkuan t’i sekuestronin armën, por rezultoi lodër… Policia italiane nuk del “duarbosh” nga shtëpia e shqiptarit, i kapin sasi të madhe kokaine
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi gjatë një kontrolli në banesë u gjetën rreth 45 gramë kokainë e ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro cash, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës. Fillimisht policia kishte hyrë në shtëpinë e tij për një verifikim lidhur me një armë të dyshuar të paligjshme, por arma rezultoi një lodër dhe në vend të saj u gjet sasia e konsiderueshme e kokainës. Gjatë ndërhyrjes, arma rezultoi të ishte një imitim i përsosur i një pistolete gjysmë automatike, por autoritetet gjetën substancat narkotike të gatshme për tregtim. Sipas vlerësimeve, lënda narkotike do të sillte rreth 4 mijë euro fitim në tregun e drogës. I dyshuari, me dokumente të rregullta qëndrimi, u arrestua në Botticino...