Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot në Bruksel kryeministrit hungarez Viktor Orbán që të mos bllokojë anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian. "Do të donim shumë që kryeministri hungarez të na mbështeste, ose të paktën të mos na bllokonte", tha Zelensky gjatë një forumi mbi zgjerimin e BE-së të organizuar nga Euronews në Bruksel. I nisur me bujë të madhe pas fillimit të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, procesi i pranimit të Ukrainës në BE ka ngecur për disa muaj Ky proces i gjatë dhe kompleks i pranimit kërkon marrëveshje unanime nga 27 shtetet anëtare në çdo fazë të re. Megjithatë, kryeministri hungarez vendosi të ngrijë procesin e pranimit duke përdorur të drejtën e tij të vetos. Pa miratimin...