Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Raporti i BE: Mbyllja e TikTok, veprim i diskutueshëm
Progres raporti i BE për Shqipërinë ka dhënë një vlerësim kritik ndaj qeverisë shqiptare për lirinë e shprehjes dhe qasjen në internet, duke e cilësuar vendimin për mbylljen e platformës “TikTok” dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit si një veprim të diskutueshëm dhe të pajustifikuar plotësisht. Në raportin zyrtar thuhet se, “Në mars të vitit 2025, qeveria vendosi të pezullojë aksesin në një platformë të madhe të mediave sociale në të gjithë vendin për 12 muaj, me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme”. Megjithatë, siç thekson dokumenti, ndonëse nuk pati asnjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit, “TikTok” është aktualisht i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë pas një marrëveshjeje që parashikon filtra për gjuhën e urrejtjes në shqip. Raporti vëren gjithashtu...