Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Palloshi i gjatë” nën lupën e SPAK: Zbardhen bisedat e fshehta
Disa komunikime që shkojnë përtej formatit zyrtar, janë shkëmbyr mes ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi, zv/kryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë që tashmë janë marë të pandehur nga prokuroria e posaçme SPAK. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se mesazhe pakënaqësie shkëmbehen për një zyrtar të lartë, të cilin ata e çuajnë “Palloshi i gjatë” dhe që dyshohet shumë se i referohen kryeministrit aktual të vendit, Edi Rama. Këto mesazhe janë rikuperuar pikërisht në telefonat e sekuestruar Evis Berberit, i cili thuajse çdo ditë ka komunikuar me Belinda Ballukun, por edhe me zyrtarët e tjerë, ku ndër të tjera janë lëshuar sharje dhe fyerje për kryeministrin e vendit, Edi Rama. Këto mesazhe pakënaqësie dhe fyese për “Palloshin e gjatë” tashmë janë në dosjen e SPAK...