“Pa Kurtin kryeministër”, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës

“Pa Kurtin kryeministër”, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës

Për herë të dytë, Lëvizja Vetëvendosje po tenton që të krijoj qeverinë, kësaj radhe me mandatar për kryeministër Glauk Konjufcën. Mandatari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas propozimit për mandatar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij tha se Vetëvendosja e bëri kompromisin e vet duke propozuar një qeveri ku kryeministër nuk është Albin Kurti, e tani sipas tij, radhën për kompromis e ka ish-opozita.  Konjufca, tha se ky propozim ku në krye nuk është Kurti, është një kompromis shumë i madh për Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se më shumë se kaq nuk kanë mundësinë.  “Unë e di që në çdo shtet serioz, i zhvilluar pozita dhe opozita arrijnë të ndërtojnë disa qëllime të përbashkëta për hir të interesit të përgjithshëm...