Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Polici “fals” i bën zbor kolegëve, 20-vjeçari u jepte deri “urdhra” policëve në Portin e Durrësit
Policia e Kamzës arrestoi më datë 2 nëntor, 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare. Hetimet zbuluan se i riu, hiqej si polic me gradën nënkomisar, madje në disa raste edhe si Drejtues policie nëpërmjet e-mailit. Ai kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-eve të rreme edhe tek efektivë policie. Gjithashtu duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit. 20-vjeçari...