Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çështja ‘Bankers’, GJKKO liron nga qelia ish-CEO-n Leonidha Çobo dhe cakton masën ‘arrest shtëpie’
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie’ për Ish-CEO-n e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobo. Vendimi i u morr nga gjyqtari Erjon Çela. Leonidha Çobo u arrestua në korrik të këtij viti me urdhër të Gjykatës së Fierit së bashku me 9 persona të tjerë pas një aksioni të zhvilluar në zyrat e “Bankers Petroleum Albania” në Fier. Ish-CEO akuzohet për veprën penale ‘Pastrim parash’. Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të mëdha. Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i...