Ngërçi politik “ngrin” rrugën e Kosovës drejt BE-së – Raporti i KE me tone kritike!

Ngërçi politik “ngrin” rrugën e Kosovës drejt BE-së – Raporti i KE me tone kritike!

Komisioni Evropian e ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025 ku thuhet se shteti ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha, por vë në pah ndikimin e ngërçit politik në rrugën evropiane të Kosovës. BE-ja i përpilon këto raporte për vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian. “Periudha e raportimit u ndikua nga politikat e brendshme përçarëse dhe një fushatë përplasjesh përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 9 shkurt 2025, pasuar nga një bllokim politik paszgjedhor për shkak të pamundësisë dhe mungesës së vullnetit politik të partive politike për të gjetur një mënyrë për krijimin e institucioneve. Qeveria ka qenë në status të Qeverisë në detyrë që nga 23 marsi i vitit 2025 dhe ka funksione të kufizuara...