Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Brukseli kritikon Shqipërinë: Progres i kufizuar në lirinë e medias
Megjithëse aktorët e shoqërisë civile dhe të akademisë u përfshinë në një proces dialogu me qeverinë, duke dhënë rekomandime konkrete për përmirësimin e lirisë së shprehjes dhe të medias në vend, qeveria shqiptare ka bërë progres të kufizuar drejt reformimit të sektorit, nënvizon Komisioni Evropian në raportin e tij vjetor mbi Shqipërinë. “Situata mbetet kryesisht e pandryshuar, me pavarësinë dhe pluralizmin në media të ndikuar nga mbivendosja e interesave politike dhe atyre të biznesit, mungesa e transparencës së burimeve financiare, përqendrimi i lartë i pronësisë, frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët,” shkruan Komisioni Evropian. Komisioni thekson se qeveria shqiptare ka bërë “vesh të shurdhër” ndaj rekomandimeve të bëra nga ky institucion për forcimin e lirisë së shprehjes gjatë tre viteve të fundit,...