Vdekjet gjatë shtatzënisë dhe lindjes ranë ndjeshëm në mbarë botën. Çfarë fshihet pas kësaj rënieje?

Vdekjet gjatë shtatzënisë dhe lindjes ranë ndjeshëm në mbarë botën. Çfarë fshihet pas kësaj rënieje?

Një analizë e re globale ka zbuluar se qasja në kontraceptivë, parandalon mijëra vdekje gjatë shtatzënisë dhe lindjes çdo vit. Globalisht, vdekjet e nënave - vdekjet që lidhen me shtatzëninë gjatë shtatzënisë, lindjes ose deri në gjashtë javë pas lindjes - janë kryesisht për shkak të hemorragjisë pas lindjes, problemeve shëndetësore që rrjedhin nga presioni i lartë i gjakut, sepsa, bllokimet e enëve të gjakut, komplikimet e abortit ose lindja e penguar, që ndodh kur fetusi është fizikisht i paaftë të kalojë nëpër kanalin e lindjes. Por vdekshmëria e nënave ra me 41 përqind midis viteve 2000 dhe 2023, nga rreth 443,000 në 260,000. Studiues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe universitete kryesore analizuan të dhëna nga 195 vende dhe territore për të identifikuar...