Revista ”People” prezanton burrin më seksi në botë për vitin 2025

Revista ”People” prezanton burrin më seksi në botë për vitin 2025

Showbiz E Martë, 4 Nëntor 2025 14:44 Revista ”People”, duke ndjekur një traditë të gjatë, ka shpallur “Burrin më Seksi në Botë” të këtij viti. Ai është Jonathan Bailey. Emri i tij u zbulua të hënën në mbrëmje, më 3 nëntor, në emisionin televiziv The Tonight Show me Jimmy Fallon. Karriera e aktorit britanik 37-vjeçar mori hov me rolin e tij në serialin televiziv Bridgerton dhe ka vazhduar me pjesëmarrje në filma të mëdhenj si Jurassic World: Rebirth, Wicked dhe Wicked: For Good. Ai është gjithashtu një anëtar i hapur i komunitetit LGBTQI dhe ka pasur role në serialet televizive me romancë homoseksuale si Fellow Travelers dhe Heartstopper.