Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Raporti i Progresit: Qeveria në vendnumëro!
Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë” punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në kuftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që ecuria në fusha të tjera që lidhen me qeverisjen ka marrë përgjithësisht nota negative ose mesatare. Në fushën e demokracisë, Komisioni Europian rezervon kritika për zgjedhjet e fundit parlamentare, duke iu referuar raportit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për “mungesën e kushteve të barabarta dhe abuzimin me burimet publike” dhe rekomandon një reformë e plotë zgjedhore. Edhe puna e Kuvendit cilësohet si “pjesërisht efektive” për shkak të polarizimit politik, mungesës së dialogut mes mazhorancës dhe opozitës dhe kufizimin në proceset e konsultimit publik. “Kuvendi pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa...