A mund të anëtarësohet Shqipëria në BE, pa zgjidhur çështjen e detit me Greqinë? Përgjigjet Marta Kos

A mund të anëtarësohet Shqipëria në BE, pa zgjidhur çështjen e detit me Greqinë? Përgjigjet Marta Kos

“A mund të arrijë Shqipëria të anëtarësohet në BE, pa arritur të zgjidhë çështjen e  kufirit detar me Greqinë (që është vend anëtar)?”, kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua këtë të martë më 4 nëntor, Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos.  Kjo e fundit u përgjigj se është optimiste që Shqipëria do ta zgjidhë këtë çështje.  “Ka grupkapituj dhe çështje që kanë të bëjnë me procesin e zgjerimit që i përfshijnë çështjet dypalëshe. Deri tani Shqipëria ka qenë e aftë t’i zgjidhë të gjitha problemet dypalëshe dhe unë besoj se kam optimizmin e duhur Shqipëria do jetë e aftë ta zgjidhë edhe këtë me Greqinë në të ardhmen e afërt”, tha Kos.