Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Progresraporti i KE: Shqipëria e angazhuar fuqishëm në rrugën drejt BE-së
Bota E Martë, 4 Nëntor 2025 14:17 Komisioni Evropian publikoi sot progresraportin e vitit 2025 për Shqipërinë, duke vlerësuar angazhimin e autoriteteve shqiptare në procesin e negociatave të anëtarësimit dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian. Raporti evidenton përparimin e Shqipërisë në disa fusha themelore, sundimin e ligjit, reformen në drejtësi, administraten publike, procesin zgjedhor. Pas konferencës së dytë ndërqeveritare më 15 tetor 2024, e cila hapi negociatat mbi grupkapitullin “Themeloret”, u zhvilluan katër Konferenca Ndërqeveritare të tjera, duke çuar në hapjen e negociatave për katër grupkapituj të tjerë. Raporti thekson se autoritetet shqiptare kanë ruajtur një nivel të lartë ambicieje dhe angazhimi politik ndaj integrimit evropian, duke e konsideruar atë si përparësinë kryesore të vendit. Ky vrull duhet të përkthehet në reforma...