Progres raporti për Shqipërinë/ BE vlerëson hapat drejt integrimit dhe SPAK, në “skaner” edhe 11 maji

Progres raporti për Shqipërinë/ BE vlerëson hapat drejt integrimit dhe SPAK, në “skaner” edhe 11 maji

flamuri i be dhe shqiperise TIRANË- BE ka publikuar progresin raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Raporti vlerëson hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit. Në raport, Shqipëria vlerësohet si vend që ka përparuar në hapat drejt integrimit me hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes. “Qeveria miratoi Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2025-2027. Puna vazhdoi për zhvillimin e Programit Kombëtar për Anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili synon të përafrojë kuadrin rregullator vendas me acquis të BE-së dhe të sigurojë zbatimin e tij efektiv. Komunikimi mbi integrimin evropian është përqendruar në hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes. Duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të siguruar transparencën dhe...