Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Dhunuan dhe morën peng të riun në ‘arrest shtëpiak’, jepen masat e sigurisë për vëllain e deputetit dhe dy të tjerë
                            Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për 40 ditë ndaj Alti Nallbatit, Marsel Buçit dhe Trajan Çelikut, të dyshuar për dhunimin e Ilir Topçiut disa ditë më parë në Devoll. Kërkesa për arrest me burg është bërë nga prokurori i çështjes dhe është pranuar nga gjykata. Avokatët mbrojtës kishin kërkuar një masë më të butë, si arrest shtëpie, por gjykata vendosi se personat e përfshirë mund të ndikojnë në provat, ndaj dhe u mor vendimi për burg. Para oficerëve të policisë gjyqësore, Ilir Topçiu ka deklaruar se nuk është marrë peng, por është dhunuar nga tre të dyshuarit.