Projektligji për barazinë gjinore/ Shehu: Kalojeni në Referendum! Balla: Po dizinformoni

Projektligji për barazinë gjinore/ Shehu: Kalojeni në Referendum! Balla: Po dizinformoni

diskutimet ne komision TIRANË- Projektligji për barazinë gjinore vijon që të prodhojë debate në Komisione mes anëtarëve socialistë dhe demokratë. Opozita, në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkoi që të tërhiqej ligji, teksa deputeti Tritan Shehu u kërkoi socialistëve që të tërhiqeshin sa nuk ishte vonë, pasi, sipas tij, në të kundërt do krijonin kaos, amulli dhe do fusnin vendin në qorrsokak. Ai propozoi që nëse mazhoranca do që ta kalojë këtë ligj, ta kalonte për referendum. “Unë e njoh mirë këtë ligj, bazohet në koncepte të gjinisë biologjike, kjo është çështja dhe këtu duhet të qëndrojmë. Biologjia është e përcaktuar, X apo Y, ndaj unë u kërkoj një gjë, tërhiquni mbrapsht me këtë. Ky është atentat ndaj vlerave njerëzore. Shumica e vendeve...