Motra e Elvis Dedjas në gjyq: Po të ishte Losha gjallë, nënës s’ia preknin as një fije floku

Motra e Elvis Dedjas në gjyq: Po të ishte Losha gjallë, nënës s’ia preknin as një fije floku

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë nisi pyetja e dëshmitarëve të SPAK në procesin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”. Dëshmitarja e parë e paraqitur është Matilda Habilaj, e bija e Fatmira Dedjas dhe motra e Elvis Dedjas, të dy të vrarë në Durrës në vitet 2012 dhe 2013. Dëshmitarja ka treguar se nuk ka pasur asnjë raport me nënën dhe vëllain, pasi ata kishin ndarë rrugët që në vitin 1997, duke zgjedhur drejtime të ndryshme. “Ne kemi lindur në Kavajë, por më pas kemi jetuar në Durrës. Loshja është vëllai im Ervis Dede. Unë nuk kam pasur dijeni se me çfarë është marrë vëllai im. Nga viti 1997 deri në 2010 ka pasur një shkëputje. Unë kam qenë duke u marrë...