Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët
                            Gjykata lë masën ‘Arrest në burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun të cilët akuzohen se morën peng dhe dhunuan Iilir Topçiun. Prokuroria kërkoi këtë masë dhe u pranua nga gjykata. Të tre u arrestuan disa ditë më parë pasi morën peng Ilir Topçiun në Devoll, duke e dhunuar në ambientet e një biznesi pasi e nxorën nga shtëpia. Topçiu ishte me arrest shtëpie, u telefonua nga autorët për të dalë jashtë në oborr dhe u mor me forcë nga tre personat.