Emri/ Lëvizte me armë zjarri në qytetin e Lushnjës, arrestohet 33-vjeçari

Emri/ Lëvizte me armë zjarri në qytetin e Lushnjës, arrestohet 33-vjeçari

Shtetasi Enrik Çela është arrestuar në Lushnjë, pasi lëvizte i armatosur në qytet. Sipas uniformave blu, 33-vjeçari, u ndalua në lagjen “Loni Dhamo”, ndërsa iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë automatike, së bashku me një krehër me 11 fishekë. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 72”. Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës. Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin E. Ç., i cili mbante me vete një armë zjarri...