Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Presidenti Trump shemb pjesë të Shtëpisë së Bardhë, nis transformimin më të madh në 120 vite
                            Bota E Martë, 4 Nëntor 2025 10:37 Shtëpia e Bardhë po përjeton ndryshimin më drastik në më shumë se një shekull. Muajin e kaluar, pjesë të East Wing, të ndërtuara që prej vitit 1902, janë shembur për t’i hapur rrugë projektit të ri të Donald Trump: një sallë gjigante eventesh, që ai e quan “më e bukura në botë”. Presidenti Trump kishte deklaruar më herët se ndërtesa historike nuk do të prekej, por pas fillimit të punimeve tha se shembja totale ishte e nevojshme “për ta bërë si duhet”, duke theksuar se vendimi është marrë pas studimeve me “arkitektët më të mirë në botë”. Projekti kap shifrën prej rreth 300 milionë dollarësh dhe, sipas Trump, po financohet nga ai vetë dhe dhurues privatë, përfshirë kompani...