Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            McGregor: Zoti më shëroi dhe shpëtoi, ndezi flakën brenda meje dhe jam gati të rikthehem
                            Ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, irlandezi Conor McGregor, mbajti një fjalim emocional gjatë një konference për shtyp të kampionatit të luftimit Bare Knuckle (BKFC) në Itali, duke zbuluar se ai ka pësuar një transformim të thellë personal dhe shpirtëror. Duke folur publikisht për herë të parë që nga marrja e një pezullimi 18-mujor për mungesë në testet antidoping vitin e kaluar, McGregor e përshkroi vitin e kaluar si një nga më të vështirët e jetës së tij. Por, për të mbetet një vit që në fund e solli më afër besimit dhe familjes. “The Notorius” tha se vështirësitë e tij të fundit e çuan drejt besimit, gjë që e ndihmoi të shërohej mendërisht dhe shpirtërisht. “Nuk jam këtu rastësisht. Ekziston një...