Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para të policisë
                            Një banesë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Koplik. Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit, H.K., 63 vjeç, ndërsa dyshohet për shkaqe natyrale. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Koplik/Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkaqe natyrore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. K., 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.