Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Qeveria amerikane bëhet aksionare në një kompani për procesim të mineraleve të rralla
                            Qeveria amerikane do të bëhet aksionare e një kompanie të re që ka specializim procesimin e mineraleve të rralla të tokës, ka bërë të ditur kompania Vulcan Elements, teksa Shtetet e Bashkuara synojnë ta ulin varësinë ndaj Kinës. Kompania me bazë në Karolinën e Veriut, ka thënë se Qeveria amerikane do të jetë partnere me investitorë privatë dhe do t’i ndajë 550 milionë dollarë në kapitalin e firmës. Qeveria federale do t’i ndajë 620 milionë dollarë si hua dhe 50 milionë dollarë si grant, dhe në kthim do të ketë aksione në kompaninë Vulcan në vlerë të 50 milionë dollarëve amerikanë. Mineralet e rralla të tokës janë thelbësore për prodhim të pajisjeve elektronike të sofistikuara në disa industri, përfshirë atë automobilistike, në elektronikë dhe për...