EMRI/ Humb jetën administratori i një subjekti minerar në Martanesh, shkoi për kontroll në galeri

EMRI/ Humb jetën administratori i një subjekti minerar në Martanesh, shkoi për kontroll në galeri

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 4 nëntor 2025 në zonën e Theknës, Martanesh, ku shtetasi S. K., 62 vjeç, administrator në një subjekt minerar, ka humbur jetën gjatë kontrollit në frontin e punës. 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë teksa në rrethana ende të paqarta është aksidentuar dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Në vijim, policia ka shoqëruar në polici disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. LEXO EDHE: Firma shkarkon edhe 40 punonjës/ Minatorët e Spaçit vijojnë protestën: Të realizohen kërkesat tona Njoftimi i Policisë: Bulqizë / Informacion paraprak Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë...