Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Shkoi për kontroll në galeri, ndërron jetë administratori i minierës në Martanesh (Emri)
                            Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh, ku si pasojë administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë. Siç raportohet, 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë, ku fatkeqësit ai u aksidentua dhe si pasojë e palgëve të marra ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i Poliicsë:  Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Në vijim...