Minatorët e Spaçit 27 ditë në protestë, mungon dialogu, kompania largon nga puna 40 punonjës

Minatorët e Spaçit 27 ditë në protestë, mungon dialogu, kompania largon nga puna 40 punonjës

Protesta e minatorëve të Spaçit në Mirditë ka hyrë në ditën e 27-të, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve. Pavarësisht kushteve atmosferike edhe mëngjesin e kësaj të marte (4 nëntor) punonjësit janë mbledhur në hyrjen kryesore të minierës, duke kërkuar plotësim të kërkesave të tyre. Por situata është tensionuar më tej pasi rreth 40 punonjës të tjerë janë shkarkuar nga puna gjatë ditëve të fundit, me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë. Por minatorët të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të...