Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe, ku në Monmouthshire të Uellsit, një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes. Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, pasi qeni ishte trembur nga shpërthimet e fishekzjarrëve në një fushë rekreative pranë shtëpisë. I alarmuar dhe në “panik”, kafsha sulmoi fëmijën, duke shkaktuar plagë fatale. Forcat e armatosura dhe shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje rreth orës 18:00, ndërsa qeni u qetësua dhe u dërgua te veterineri, ku më pas u eutanizua. Një fqinje, Caroline Knight, tha për The Sun: “Dikush po hidhte fishekzjarrë afër shtëpisë dhe qeni u shqetësua shumë. Duhet të ketë panikuar dhe ka sulmuar foshnjën. Është e tmerrshme, më dhemb zemra për familjen.” Policia vijon...