Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Beleri: Fati politik i Veliaj varet vetëm nga vullneti i Ramës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Beleri: Fati politik i Veliaj varet vetëm nga vullneti i Ramës

Eurodeputeti Fredi Beleri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila një ditë më parë ktheu në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Beleri, tha se vendimi i Kushtetueses ka ekspozuar paligjshmërinë e veprimeve të ndërmarra nga Këshilli Bashkiak, qeveria dhe Presidenca. Sipas tij fati i kryebashkiakut varet nga vullneti politik i kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohet se nëse është vendosur largimi i tij, proceset gjyqësore dhe apelet do të përshpejtohen për të arritur një vendim të formës së prerë kundër tij. “Pas vendimit të Kushtetueses, unë besoj se zoti Veliaj duhet të kthehet në detyrë me kompetenca të plota. Që t’i ushtrojë këto kompetenca duhet të jetë në zyrën e bashkisë. Ai nuk ka frikë se do të iki, qoftë se dhe...