Shpërthim gjatë natës në Kuçovë, i vendoset eksploziv një biznesi

Shpërthim gjatë natës në Kuçovë, i vendoset eksploziv një biznesi

Një shpërthim ka tronditur lagjen Postobllok në qytetin e Kuçovës gjatë natës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur pranë derës së një biznesi në pronësi të shtetasit G. S. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.