Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Lezhë, situata nën monitorim në Shkodër e Kukës
                            Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Lezhës që prej mesnatës së kaluar kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike dhe në lëvizjen detare. Sipas të dhënave nga terreni, shumë fshatra në zonën e Zadrimës, si dhe në njësitë administrative Kolsh dhe Zejmen, kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet nga moti i keq. Grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë në zonat e prekura. Ndërkohë, në brigjet e Shëngjinit është regjistruar dallgëzim i lartë, duke e bërë të rrezikshme lundrimin me mjete të vogla. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të peshkimit që të tregojnë kujdes dhe të...