Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Shembja e kullës në Romë, ndërron jetë punëtori pas 11 orësh nën rrënoja
                            Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së hënës, më 3 nëntor, qendrën historike të Romës, duke shkaktuar shembjen e një pjese të Torre dei Conti, monumentit mesjetar që ndodhet pranë Forumit Perandorak. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, teksa në objekt po zhvilloheshin punime rikonstruksioni. Nga njëmbëdhjetë punëtorët që ndodheshin në kullë, pesë u përfshinë në shembje. Më tragjike ishte fati i Octay Stroici, 66 vjeç, me origjinë rumune, i cili mbeti nën rrënoja për gati 11 orë. Pasi u nxor nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital në gjendje kritike, ai ndërroi jetë pak më vonë. Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia dhe ka sekuestruar zonën e ndërtimit, ndërsa pritet të kryhen ekspertiza për të zbuluar shkakun...