Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Shpërthim me tritol në Kuçovë/ Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një biznesi
                            Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Njoftimi i Policisë: Kuçovë/Informacion paraprak Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.