Kalaja/ Gafa më e madhe e PD ishte që pranoi votën e diasporës

Kalaja/ Gafa më e madhe e PD ishte që pranoi votën e diasporës

Aktivistja Adriana Kalaja u shpreh skeptike për vendimet e kryesisë së PD, mes të cilave ishte analiza për zgjedhjet e fundit, riorganizimin i strukturave dhe rinisja e stinës së protestave. E ftuar në një studio televizive, Kalaja u shpreh se PD vazhdon të marrë vendime me dyer të mbyllura. “Mendoj që PD që pas majit duhet ta fuste veten në analizë dhe riorganizim. Këto teoritë e hapjes i kam dëgjuar. Sa më shumë flasim për hapjen aq më shumë mbyllen. Të mos gënjejmë veten dhe as demokratët. Pse e kam kërkuar analizën që në maj, pa hequr denoncimet e Berishës, ato janë me fakte, i vërtetoi dhe OSBE. Po ne kishim probleme? Unë propozova dhe analizë të brendshme sepse kishim precedentë që e kishin dëmtuar...