Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Atentati ndaj gazetarit italian,RAI 3 përmend si të dyshuar të afërmin e ish-ministrit shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin ndaj gazetarit të njohur italian, Sigfrido Ranucci, prezantues i emisionit investigativ Report në RAI 3. Gjatë transmetimit të fundit të programit, u publikua një material ku përmendet emri i Moisi Habilajt, i afërm i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Hetuesit italianë po shqyrtojnë mundësinë që atentati të ketë lidhje me klanin mafioz Habilaj, megjithëse pistat hetimore mbeten ende të hapura dhe asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ngjarja ndodhi më 17 tetor në Pomezia, ku makina e Ranuccit dhe ajo e vajzës së tij shpërthyen në flakë gjatë natës. Sipas mediave italiane, shpërthimi dyshohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm, ndërsa autoritetet po hetojnë për një rrjet të mundshëm kriminal që mund të ketë...