Shiu ‘përmbyt’ rrugët në Durrës, vështirësohet qarkullimi për mjetet dhe qytetarët

Shiu ‘përmbyt’ rrugët në Durrës, vështirësohet qarkullimi për mjetet dhe qytetarët

Një shi që zgjati vetëm 20 minuta ka mjaftuar për të përmbytur disa rrugë të Durrësit, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe vështirësi për banorët. Pamjet e mbërritura nga qytetarët tregojnë rrugë të mbuluara nga uji, makina që mezi lëvizin dhe njerëz që ecin mes pellgjeve për të shkuar në punë apo për të çuar fëmijët në shkollë. “Mirëmëngjes, por s’ka si shkojmë në punë! Pas 20 minutash shi, Durrësi u përmbyt. Komunalia dhe Sako flenë gjumë, askush nuk del të ndërhyjë”, shprehet një qytetar. Banorët ironizojnë situatën duke thënë se “në vend të makinave, tani duhen varka për të kaluar rrugët”.Ndërkohë, ata kërkojnë nga autoritetet vendore të marrin masa urgjente për pastrimin e kanaleve dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, që përmbytje të tilla të mos...