Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëri-Kosovë kalimi i kufirit pa kontrolle, procedura do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt 2026
Fundi i tetorit shënoi përfundimin e periudhës një mujore gjatë së cilës, në pikat kufitare Shqipëri- Kosovë u zbatua procedura e kontrollit të dokumenteve të identifikimit për të gjithë shtetasit që kalonin në dy anët e kufirit. Ndërsa që nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar të kufirit pa kontrolle për qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targat e Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja e përbashkët ndërqeveritare mes dy shteteve për këtë procedure të lehtësuar në kufi do të jetë në fuqi për një periudhe tre mujore deri më 28 shkurt 2026. Marrëveshja ndërqeveritare përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha. E...