Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

Pavarësisht nga situata e paqëndrueshme e sigurisë, Ministri i Brendshëm Dobrindt po nxit riatdhesime në Siri dhe Afganistan. Sipas politikanit konservator të CSU-së, negociatat po zhvillohen me të dyja vendet. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt ka njoftuar më shumë riatdhesime si pjesë të një politike më të rreptë të migrimit, pa përjashtuarAfganistanindhe Sirinë. Çfarë është planifikuar? Qeveria gjermane ra dakord në paktin e koalicionit qeveritar që do të kryhen dëbime në Siri duke filluar me kriminelët. Megjithatë, kjo kërkon arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë e re të udhëhequr nga islamistët në Damask. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, bisedimet po vazhdojnë. Por Alexander Dobrindt (CSU) planifikon të dëbojë në Siri jo vetëm kriminelët, por edhe të rinj sirianë të tjerë pa leje qëndrimi....